Pasi Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë formimit të qeverisë Hoti, LDK ka thirrur për nesër mbledhjen e kryesisë, ku do të caktohen emrat e ministrave të kësaj partie.
Gazeta online Reporteri.net nga burime brenda LDK’së ka mësuar se kjo mbledhje është thirrur për nesër në ora 16:00.
Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA do t’i ketë 16 ministri.
LDK përveç kryeministrit, do të drejtojë edhe me gjashtë ministri.
Qeveria Hoti pritet të votohet të martën në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.