I lindur në Dobërçan, djali i Hafez Jasharit, një personalitet i shquar nga komuna jonë. Gazetar i mirë, një biznesmen i suksesshëm, atdhetar i devotshëm, njeri që njihte mirë diplomacinë dhe që tërë jetën e tij ia kushtoi marrëdhënieve shqiptaro-turke. Ishte kryetar i Shoqatës “RUMELI”, dhe koordinator i Këshillit të Biznesit turko-kosovar dhe i vendeve të Evropës Juglindore. Nga paslufta në Kosovë, ishte urë lidhëse mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Turqisë.
Të tilla vdekje krijojnë boshllëqe të mëdha përveç në familje e rrethe shoqërore, edhe në angazhimet institucionale që kanë për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Daja Sadullah ka ditë ta bëjë më së miri këtë punë, sepse kishte vyrtyte të larta njerëzore, profesionale dhe humane, i afërt me të gjithë dhe konkret.
Ngushëllime familjes Sipahioğlu në Turki, familjes në Kosovë dhe gjithë atyre që e njohën!
Rexhep Kadriu