Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin konsumin e mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka bërë thirrje që të shmanget konsumi edhe i ushqimit që përmban vezë të freskëta, djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier si dhe konsumi i frutave dhe perimeve të palara.
“Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet!”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHP’së, nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.