Avdyl Aliu, shef i grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në seancë ne sotme e ka vlerësuar pozitivisht raporti e punës së Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri për periudhën janar-dhjetor 2019.
Aliu duke dhënë vlerësimet e këtij grupimi për punën e kryetarit dhe të qeverise komunale në përgjithësi për periudhën Janar-Dhjetor 2019, tha se duke pas parasysh raportimet e shpeshta që na servohen në kuvend si dhe debatet e shpeshta me qytetarë, dy here brenda vitit, sigurisht se nuk është vështirë të dihet se vlerësimi ynë është shumë pozitivë për raportin në fjalë, transmeton Portali 2LONLINE.com