Në një minierë në Artanë ka pasur shembje dheu me ç’rast dyshohet për dy të vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar një anëtar i bordit të Komisionit të Pavarur për Mineral dhe Minerale.
Ai ka thënë se disa anëtarë të bordit tashmë janë nisur për në vendngjarje dhe aty është dërguar edhe kryeinspektori.
Ndërkohë u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli ka konfirmuar për Express se dyshohet për dy të vdekur.
Vrajolli thotë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.
“Është shembë dheu, të konfirmuar janë dy të vdekur tjerë nuk ka të ngujuar, sipas informacioneve që kemi jemi duke shkuar në vend të ngjarjes, tjerë të ngujuar nuk ka. Një inxhinier dhe një xehetar.”, ka thënë ai.