Në një minierë në Artanë ka pasur shembje dheu, ku fatkeqësisht kanë vdekur dy persona.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar Bajrush Ymeri, nënkryetar i Artanës.
“Ka ndodhë një shembje në galerinë kryesore, i ka zënë dy minatorë të cilët kanë humbur jetën. Kanë qenë edhe mbi 20 minatorë brenda, por ata kanë arritur të dalin dhe janë mirë”, ka deklaruar Ymeri .
Ai ka bërë të ditur edhe nga vijnë miniatorët që kanë vdekur dhe moshën e tyre.
“Njëri është nga komuna jonë, pra e Artanës dhe tjetri dyshohet se është nga Lipjani. Njëri është 50 vjeçar kurse tjetri 53”, ka deklaruar Ymeri.
Edhe u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli ka konfirmuar për Express se dyshohet për dy të vdekur.