Të dashur qytetarë,
I nderuar që isha në vizitë në Qendrën e Kujdesit Ditor “PEMA”, për t’i takuar fëmijët e kësaj qendre, dhe, për t’i uruar për ditën ndërkombëtare të tyre.
Për koicidencë, edhe Festina Destani, nxënëse e kësaj qendre, kishte ditëlindjen, e me këtë rast, ia festuam ditëlindjen e saj, dhe, i dëshiruam shumë fat e mbarësi në jetë.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, 1 Qershori, në rëndësinë e saj ka gëzimin, paçen, dashurinë dhe harenë e të gjithë fëmijëve.
Fëmijët janë pasuria më e shtrenjtë e jetës së njeriut, janë e ardhmja e një shoqërie për të cilët kemi vullnet të zgjohemi e punojmë për çdo ditë.
Ata janë thesari më i çmuar nga të cilët presim të ardhme të ndritur. Jemi të obliguar t’ua sigurojmë jetën, dhe, t’ua bëjmë sa më të lumtur.
Prandaj, le ta festojmë këtë ditë të tyre, duke u senzibilizuar me ta, duke iu ofruar dashuri, e duke i thënë jo abuzimit, dhe jo dhunës ndaj tyre.
Paçe, shëndet dhe rritë të mirë për të gjithë fëmijët tanë!
#bashkeiadalim