Deputeti i LDK’së, Fatmir Rexhepi ka abstenuar në votimin e sotëm të qeverisë që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.
Në votim morën pjesë 86 deputetë, 61 deputetë votuan pro, 24 kundër dhe 1 abstenim nga deputeti nga Gjilani i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi.
Kabineti i ri i Avdullah Hotit do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeministra./Express/