Sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së, të bërë mbrëmë, janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 4 pacientë.
Ndërsa, Faik Hoti, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka pasqyruar rastet më COVID-19 sipas komunave.
Sipas kësaj pasqyre del se të testuar deri më 02.06.2020 janë 15.333 persona, ndërsa raste pozitive janë 1123.
Ndërsa, të shëruar gjithsej janë 847, e viktima 30.
Të vdekur në një milion banorë i bie që janë 16 persona, derisa raste aktive janë 246. E, shkalla e vdekshmërisë është 2.6 %.