Deputeti i LDK-së Fatmir Rexhepi nuk kishte treguar nëse do ta votojë apo jo Qeverinë Hoti ditën që do të del për votim në Kuvend shkruan Radio Star.
Fatmir Rexhepi kishte thënë se unë e kam votuar Qeverinë Kurti, kjo ishte shumë më e rëndësishme dhe nuk duhet ta harrojë askush, më tutje Rexhepi ishte deklaruar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Deputeti i LDK’së nga Gjilani, Fatmir Rexhepi ka abstenuar në votimin e sotëm të qeverisë që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti, në votim morën pjesë 86 deputetë, 61 deputetë votuan pro, 24 kundër dhe 1 abstenim nga deputeti nga Gjilani i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Fehmi Sylejmani, abstenimin e Fatmir Rexhepit e ka vlersuar lartë, duke pohuar se : “ Rexhepi edhe jë herë dëshmoi se posedon vyrtyte të larta moralo poltike, ka integritet personal, ka qëndrueshmëri dhe konsistencë në parimet e tija të drejta, ka stabilitet politik dhe vizion të qartë”., për të vazhduar më tutje se ky vëtrtetë ka mbajt fajlën e votuesit dhe po gëzon tepër respekt në masë, për shkak të besnikërisë që ka manifestuar me rastin e votimit të qveresië së Hotit/RadioStar/