Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi e ka pranuar detyrën nga ish-Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku.
Ky i fundit e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj Covid-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga kjo ministri.
Abrashi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri, derisa shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje.