Në vazhdën e takimeve në ditën e parë të punës, kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri i sapo zgjedhur, Armend Zemaj.
Në takim është diskutuar kryesisht për menaxhimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Kryeministri Hoti ka thënë thënë se kjo Qeveri do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në luftimin dhe menaxhimin sa më të mirë të situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.
Hoti ka thënë se Qeveria që ai drejton ka një plan afatgjatë dhe të zhvilluar për menaxhimin e pandemisë, shkruan Reporteri.
“Vizitën e parë sot e kisha këtu për të treguar se mbesim të përkushtua për të menaxhuar situatën në të cilën ndodhemi. I falënderojmë për punën të gjithë punëtorët shëndetësore. Drejtori i Institutit nga informoi për sfiduat që na presim. Lutemi që ta kalojmë sa më lehtë pandeminë, dhe siç po duket po e kalojmë. Ne kemi një plan bukur të zhvilluar për përballje afatgjatë me pandeminë duke ndërtuar një rrjetë të sistemeve shëndetësore, duke i fuqizuar stafin mjekësor. Do të kemi takime më intensive për të miratuar një qasje me pandeminë”, u shpreh Hoti. /Reporteri.net