Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për qeverinë e re të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar qeverinë e shkuar, duke thënë se nga një “Qeveri e Shpresës” ata u shndërruan në një “Qeveri të Dështimit”.
Veseli, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti do të kolapsojë shumë shpejt.
“Kjo Qeveri do të kolapsojë shumë shpejt”, tha Veseli në TV Klan Kosova.
Kreu i PDK-së po ashtu ka thënë se do të iniciojnë mocion mosbesimi në momentin që t’i kenë votat ndaj Qeverisë Hoti.
‘’Do të kërkojmë mocion votëbesimi në momentin që i kemi 61 vota’’, ka thënë ai.