Sipas njoftimit për media, pas pranimit të informatës, Policia ka filluar veprimet hetimore dhe sigurimin e dëshmive relevante. Të njëjtëve njoftohet se me urdhër të Gjykatës iu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse.
“Hetuesit policorë gjatë trajtimit të rastit, ku janë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit, kanë ardhur tek disa të dhëna ku dyshohet se dy të dyshuar F.D (viti i lindjes 1979) dhe J.D (viti i lindjes 1949), meshkuj kosovarë, i kanë ofruar një qytetari në etapa të ndryshme 226,000.00 euro me kamatë 30%, pra qytetari obligohej t’i kthente 294,000.00 euro të dyshuarve”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia thotë se sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore-Gjilan, janë kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarave të cilët janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të lëndës, i dyshuari F.D është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari J.D është liruar në procedurë të rregullt.