Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit F.D., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’, nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari F.D., duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të të dëmtuarit E.I., në periudha të ndryshme kohore të njëjtit i ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 226,000.00 euro, me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 294,800.00 euro.
I dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.