Asnjëra nga qeveritë e fundme të Kosovës nuk arriti të kuptojë se në fuqinë drejtuese të Kosovës duhet të përfshihet së paku një anamoravas. Madje, as në (të panevojshmet) bordet drejtuese të kompanive e korporatave nuk kishte anamoravas. (Këtë fakt e mësova atëherë kur u shkarkuan nga Vetëvendosja e po ashtu edhe kur u zëvendësuan me të rinj, po nga Vetëvendosja).
Shkruan: Gani NEZIRI
Në fakt, për këtë temë kam shkruar dhe dy-tri herë më parë, se gjitha partitë kosovare, respektivisht udhëheqësit e tyre, anamoravën po e shfrytëzojnë veçse si hambarë të votave.
Lexo;( A do të jetë përsëri Anamorava hambarë i votave për rajone tjera).
Nuk më duket serioze sjellja e politikanëve në Gjilan kur në kohë fushatash krijojnë furtunë aktivistësh para selive të partive të veta për të kërkuar votën e gjilanasve (anamoravasve) që t’ua dërgojnë liderëve të tyre në Prishtinë. Ndërkohë që liderët e tyre (me nder me thënë) nuk po ua varin aspak. Madje, jo veçse atyre por, as votueseve të anamoravavës.
Për fatin tonë të keq, kishte aktivist gjilanas që nga fanatizmi për partitë e tyre edhe kanë rrezikuar për vjedhje votash, për çka edhe janë dënuar me burg. Dhe akoma më keq kur liderët anamoravas në bazën e tyre zgjedhore sillen si luaj të paprekshëm, ndërkaq në Prishtinë sillen me servilitet të skajshëm përball padronëve. Phu…!
Nëse nuk është kështu si e them unë, atëherë pra shtrohet pyetja logjike; Ç’u bë që Anamoravës nuk po ia varë asnjë nga qeveritë?!