Ish-kryeministri Albin Kurti tha se të mohosh të drejtën e reciprocitetit do të thotë të mohosh edhe shpalljen e pavarësisë.
Ai tha se këtë gjë nuk ka të drejtë ta bëjë një udhëheqës i vendit, njofton Klan Kosova.
Kurti në reagimin e tij për heqjen e masave që i vendosi Qeveria e tij për reciprocitet ndaj Serbisë akuzoi ish-zëvendësin e tij, tashmë kryeministër, se me këtë veprim ia la fajin Kosovës për mungesën e dialogut.
“Kosova nuk ishte asnjëherë pengesë për dialogun dhe kjo u vërtetua me heqjen e tarifës 100%. Reciprociteti do të thotë barazi. Të mohosh atë do të thotë të mohosh shpalljen tonë të pavarësisë si një shtet sovran, të cilin asnjë udhëheqës në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, shkroi ai në Twitter.