Kryeministri i sapozgjedhur Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Milenium Challenge Corporation (MCC) për të zhbllokuar fondet për Kosovën dhe vazhdimin e programit të saj në Kosovë.
Në Twitter, Hoti ka thënë se e mirëpret këtë vendim të MCC-së.
“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, ka shkruar ai.