Qeveria e Republikës së Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e tretë me radhë nën udhëheqjen e kryeministrit, Avdullah Hoti.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.
Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 12:00.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Qeveria në mbledhjen e saj të dytë, ka shfuqizuar vendimin për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.