Sot gjatë ditës në Prevallë është përuruar ura për kalim në Lumin “ Lumbardhë “, një gjest human nga Sabri dhe Rukije Bunjaku, të cilët kanë financuar këtë ndërtim të urës e cila shërben për banorër por edhe për vizitorët e asaj ane.
Nënkryetari Ismajli, përmes një statusi në facebook, ka thënë se kjo urë do të jetë simbol rikujtimi për Rinor Bunjak nga të gjithë banorët e asaj ane.
Postimi i plotë:
Sot, ishim në malet e bukura të Prevalles, për të përuruar urën për kalimin e disa banorëve të asaj ane, e cila është financuar nga gjyshërit, Sabri dhe Rukije Bunjaku. E gjithë ky financim e nderim, është bërë në shenjë respekti e kujtimi për nipin e tyre, Rinorin e vogël, i cili para disa ditësh mbushi 1 vit nga vdekja e tij.
Kjo urë tashmë do të jetë simbol rikujtimi për Rinor Bunjakun, nga të gjithë banorët e asaj ane, por, edhe vizitorët e shumtë të cilët i vizitojnë këto treva. Rinor Bunjaku, do të jetë përherë në zemrat dhe mendjet tona, dhe, kujtimi për të u shënjëstrua edhe në këtë urë, të cilën sa herë që do ta vizitojmë, do të ndjehemi me kujtimet më të mira për të.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Rinor Bunjakun!