Para 7 vite më parë, Hashim Thaçi, kur ishte në garë për kryeministër të Kosovës, ai kishte vizituar fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit.
Hashim Thaçi banorëve të fshatit Zhegër, i kishte uruar për themelimin e komunës së re, por ky premtim mbeti vetëm një premtim asgjë më shumë nga ana e tij shkruan Radio Star.
Thaçi kishte thënë se Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Komunës së Zhegrës është vendimi juaj, është vullneti juaj, është zemra juaj, është amaneti i dëshmorëve të lirisë, është vizioni i fëmijëve tuaj që Zhegra të jetë Komunë, në mënyrë që të jetë përfituese e drejtpërdrejtë e fondeve nga Qeveria e Kosovës” – kishte thënë në vitin 2013.
Hashim Thaçi në vitin 2013 tha se Komuna e Zhegrës do të jetë një nga komunat më afirmative në Republikën e Kosovës, sepse ka mundësi, e ka botën intelektuale, e ka botën e biznesit, e ka bazamentin e fuqishëm për zhvillim dhe ndihem i privilegjuar dhe krenar që jam këtu së bashku me bashkëpunëtorët e mi për të uruar komunën e re”
Video: