Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se qeveria e tij synon që të heqë shumë shpejt të gjitha pengesat për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në intervistën dhënë për Zërin e Amerikës, kryeministri Hoti shpreh besimin për një rifillim të shpejtë bisedimesh që do të drejtohen prej tij dhe në të cilat thotë ai, nuk do të diskutohet për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh, por vetëm për njohje të ndërsjellë.
I pyetur nëse edhe qeveria e tij do të shkarkon borde, ai ka lënë të kuptohet se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
“Nuk jemi këtu për të shkarkuar njerëz, jemi për të krijuar vende të punës, por duhet t’i përfillim procedurat ligjore dhe nëse është e nevojshme të shkarkohen njerëz nga pozicionet që kanë, vetëm në përputhje me ligjin”, ka deklaruar Hoti.