Deputetja nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku Rexhepi, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës ka propozuar që të vendoset një pllakë përkujtimore e studentit të ndjerë Agon Musliu, i cili është vetëvrarë në konvikte aty ku ishte e vendosur karantina për të gjithë të riatdhesuarit në Kosovë.
Agon Musliu,26-vjeçar kishte ardhur nga Gjermania dhe kishte rezistuar të futej në karantinë për shkak të problemeve shëndetësore. Ai ishte vetëvrarë me datën 3 maj.