Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan dhe babanë e tij.
Bëhet e ditur se personi në fjalë ishte agresiv dhe dyshohet se është me çrregullime mendore, dhe i njëjti është dërguar në spitalin psikiatrik dhe është ndaluar për tretman.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.