Faton Bislimi nga radhët e LDK-së dega në Gjilan, sot i është bashkuar si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, edhe zyrtarisht dhash betimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë, shpreh mirënjohjen dhe falëmnderimin tim më të përzemert për të gjithë votuesit, përkrahësit dhe veçanërisht strukturat e aktivistët e LDK-së.
Për mua dhe angazhimin tim në Kuvendin e Republikës, udhërrefyes i vetëm do të jetë Kushtetuta dhe Ligjet, mision i vetëm interesi qytetar, dhe vizion i palëkundur rugovizmi dhe kauza jonë kombëtare!
Në Kuvendin e Republikës dhe në të gjitha përgjegjësitë politike do të sillem me përgjegjësi morale dhe vendosshmëri intelektuale, duke i qëndruar besnik shkollës së demokracisë dhe llogaridhënjes Amerikane dhe përvojes e angazhimit tim tash e dy dekada ne Washington, DC!
Me besim në Zot, familje e atdhe, betimi më i madh e më i rëndësishem për mua është premtimi për të ndërtuar të ardhmen që e meritojnë Fiona, Olsa, e Ari, dhe të gjithë fëmijët e Kosovës!
Republika jonë don dashni, meriton më mirë dhe do bëhet ma mirë — këtë ua kemi borxh të rënëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan gjithëçka për liri dhe pavarësi!
Zoti na ndihmoftë e dalshim faqebardhë!