Sot është mbajtur Kuvendin e Kosovës, ku në rend të ditë kishte qenë edhe propozimvendimi, Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për huamarrje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Qëndrore, për rindërtimin dhe zhvillim të ujërave të zeza në Gjilan
Asambleisti Xhelal Hajrullahu ka reaguar ashpër përmes një statusi në facebook, ku ka thënë se VV dhe PDK votuan kundër lokacionit të ri për Bashkësinë Islame në Gjilan, kurse tre deputetët e VV nga Gjilani, votuan prap kundër projektit milionësh për Gjilanin.
Postimi i plotë:
Para një jave në Kuvendin Komunal të Gjilanit, VV dhe PDK votuan KUNDËR lokacionit të ri për Bashkësinë Islame në Gjilan, e sot tre deputët e VV që vijnë nga Gjilani paskan votuar KUNDËR projektit milionësh për ndërtimin e impiantit për ujëra të zeza në Gjilan!!
Kjo e dyta më shtyri me shkru të parën se nuk e kam pasur në plan!
KUNDËR, KUNDËR, KUNDËR…..