IKSHP na njoftoi për një rast të ri të infeksionit në Gjilan me #Covid19, i cili është i njohur për ne.
Shtabi për menaxhimin e emergjencave po e monitoron burimin e ri të infeksionit dhe po i ekzaminon kontaktet e personit. Ndërkohë që lajmi i mirë është se i kemi pesë raste të shëruara nga #Covid19.
Megjithëse situatë nën kontroll të plotë, apeloj sërish që të keni kujdes të shtuar. Asgjë s’ka përfunduar. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe!