Dje në Kuvendin e Kosovës, nuk është votuar projekti i ujërave të zeza për qytetin e Gjilanit,
Asambleisti i LDK-së në Gjilan, Fitim Guda, ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke thënë se elektorati gjilanas duhet ta ndëshkojë me vota Lëvizjen Vetëvendosje, për mosvotimin e projektit jetik për komunën tonë.
Postimi i plotë:
Nuk u përkrah projekti gjigant i ujërave të zeza në Gjilan, në Kuvendin e Kosovës, as nga LVV, as nga PDK. Ta zvarritësh këtë projekt jetik që kaloi edhe në Komitetin tonë, rrezikon edhe më tutje shëndetin publik të qytetarëve tanë. Partitë opozitare nuk duhen të shtyhen kush po kundërshton ma shumë, në projekte imediate të interesit publik. Qytetarët e Gjilanit i kanë dhënë vota edhe PDK-së, por jo aq shumë sa i dhanë LVV-së, ndërsa kjo e fundit po e shikon interesin e partisë, e jo të qytetarëve. Deputetët nga Gjilani në radhët e LVV-së, do të duhej të distancoheshin nga partia dhe ta votonin projektin për ujërat e zeza, duke e votuar Marrëveshjen me huadhënësen ndërkombëtare. Përndryshe, gjilanasit duhen ta ndëshkojnë me vota LVV-në, ku Gjilani deri më tash ishte bastion votash!/RadioStar/