Periudha postCovid-19
Ashtu siç edhe po informohemi çdo ditë me të dhënat nga IKSHP, po del se virusi Covid 19 akoma vazhdon të jetë prezent edhe ne vendin tonë, duke shkaktuar infeksione të qytetarëve çdo ditë, edhe ate jo në numër të vogël. Vërehet se, përkundër thirrjeve të institucioneve përgjegjëse, për të respektuar masat e ckatuara ndaj Covid 19, qytetarët po e neglizhojnë këtë thirrje.
Duke u marrë një kohë të gjatë me lëminë e infektologjisë, lirisht mund të konstatoj se të gjitha institucionet tona shtetërore, si në nivel qendrorë, poashtu në nivel lokal kanë qenë në krye të detyrës duke respektuar udhëzimet e IKSHP-së në pajtim me ato të OBSH-së. Ato vepruan drejt kur aplikuan masat e nevojshme e për ta luftuar virusin Covid-19. të udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë, rezulltatet ishin të kënaqshme.
Për këto rezulltate, meritë e parë ishte sjellja e vetë qytetarëve, e më pas edhe e institucioneve përgjegjëse, mjekëve të palodhshëm, infermiereve e teknikëve të cilët janë heronjë ndaj betejës së virusit Covid 19, dhe të gjithë të tjerëve që kontribuan në luftën kundër pandemisë. Në muajin prill, virusi Covid 19 arriti kulmin e infeksionit në Kosovë, ndërsa, gjatë këtyre ditëve, edhe pse po shënohen raste, fuqia e virusit është zbehur. Nuk kemi të vdekur, edhe pse janë disa raste që kanë nevojë për trajtim intenziv.
Çka tash pas kësaj?
Si mjek i fushës, mendoj se së pari ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me këtë virus derisa të gjendet vakcina e duhur dhe ilaqi adekuat kundër ketij virusi, sepse tani per tani, të gjithë e dijmë se nuk egziston. Kjo nënkutpon se duhet të respektojmë masat e caktuara nga IKSHP duke vazhduar:
– të mbajmë distancën fizike (1.5 deri në 2 metra)
– të mbajmë maskat;
– të evitojmë përshëndetjet me përqafim;
– të evitojmë përshëndetjet me shtrëngim duarsh;
– të mbajmë higjienën personale, të cilën tani e kemi shumë më të lehtë ta mbajmë, me që janë ngritur temperaturat gjatë stinës së verës;
– të evtiojmë grumbullimet publike, të panevojshme.
Institucionet përkatëse duhet të vazhdojnë edhe më fuqishëm në angazhimin e tyre, për të marrë masa shtesë vetëdijësuese për publikun, për t’i inkurajuar qytetarët të veprojnë në pajtim me masat e nevojshme ndaj virusit Covid-19, në mënyrë që të zvoglëojmë numrin e të infektuarve, apo edhe ta eliminojmë në tërësi prezencën e virusit në fjalë. Në raste të caktuara, është mirë që të aplikohen edhe masa ndëshkuese për ata qytetarë që nuk respektojnë rregullat ndaj Covid 19. Për këtë është e nevojshme që Kryetarët e Komunave të zbatojnë kompetencat e tyre, duke shtuar numrin e policëve, inspektorëve dhe personave tjerë përgjegjës të cilët do të mbikqyrnin zbatimin e rregullave, si tek të gjitha llojet e bizneseve ku ka mundësi kontakti, po ashtu edhe ndaj qytetarëve në tërësi.
Një nga veprimet më të qëlluara të institucioneve ka qenë marrja e vendimit për të mbyllur qendrën e karantinimit, e tash së fundmi edhe largimin e masës për vetizolim. Nga përvoja ime si mjek infektolog, mendoj që ri-karantimi eventual do të ishte një përsëritje e gabimit që nuk na falet, sepse është mënyrë e gabuar për ta menaxhuar një pandemi të tillë. Një veprim i tillë mund të ketë pasoja të tjera edhe më të rënda e të pariparueshme, siç e patëm, për fat të keq, rastin e vetëvrasjes së djaloshti nga Gjilani, e që ishte rasti më tragjik që ka ndodhë gjatë periudhës së pandemisë. Ndërsa, efekte të tjera serioze do të ketë edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, ku edhe tani vërehet drejtpërdrjet në mirëqenien e qytetarëve ku një numër i madh i tyre ka mbetur pa punë, e që me automatizëm efekti negativ do të jetë edhe psikologjik tek qytetarëve tanë, e që është edhe më i rrezikshëm se vetë virusi Covid 19 për shëndetin.
DR. Xhevat DEMIRI