Për nder të 21 vjetorit të çlirimit të vendit tonë, sot në oborrin e Kuvendit të Kosovës u mbollën 1133 lule për 1133 fëmijë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Me këtë rast, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka bërë mbjelljen e disa prej këtyre luleve, që siç theksohet edhe në pllakën përkujtimore të vendosur pranë tyre,”Janë lule të bardha të Kosovës që u këputën ende pa çelur, me ëndrrën e fjetur mbi ballë, por që u shndërruan në lulen e lirisë së saj”.