Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me një grup specialistësh të fushave të ndryshme të shëndetësisë, të cilët tash e një kohë të gjatë janë të papunë.
Zemaj, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se pas dëgjimit të kërkesave të tyre MSH-ja do t’i trajtojë me prioritet kërkesat e tyre. “Takova një grup të specialistëve të fushave të ndryshme të shëndetësisë dhe i dëgjova kërkesat e tyre, një numër i konsiderueshëm i të cilëve qe një kohë të gjatë janë të papunë. Ky problem do të trajtohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qeveria e Kosovës”, shkruan Zemaj.