Shkruan: Emrush T. Shkodra
Radiostargjilan.com
Mënyrat për të rrëzuar një qeveri cilado qoftë ajo nëpër rruzullin e botës, janë pothuajse të njëjta, ose të përafërta, sipas taktikave varësisht prej gjendjes në terren.
Kjo kryesisht praktikohet dhe ka shumë sukses në shtetet me institucione të brishta, ekonomi të dobëta, dhe jo stabilitet politik.
Stagnimi ekonomik, vështërësitë financiare, rritja e papunësisë do të jenë shenjat e para të dorëzimit të shtetit.
Po si bëhet kjo?
Së pari do të behët identifikimi me formën speciale, dhe caktimi si target i ardhshëm i futjes në ombrellën e zezë të qeverisë së caktuar të një shteti të caktuar.
Ofrohen organizata të ndryshme qeveritare e jo qeveritare drejtë objektives.
Krijohen kontakte, krijohet infrastruktura, identifikohen problemet, caktohen targetet për ndihmë, dhe si rrjedhojë pauzohet për një kohë të caktuar.
Ri aktualizimi bëhet nga ofrimi i kredive, në disa raste kredi më të mëdhaja përmes fondit monetar ndërkombëtar, bankës botërore të zhvillimit, dhe mikrobankave fiktive. Në raste tjera krijohen agjencione të posaçme për atë shtet që synohet të behët pjesë e skllavërimit të mëtutjeshëm si pjesë e planit!.
Por, në fakt parat e dhuruara nga këto institucione nuk shkojnë për popullin e atij vendi, ato shkojnë për korporatat e mëdhaja që operojnë nëpër botë, dhe që dëshirojnë të instalohen pastaj në atë vend, duke hapur përfaqësitë e tyre aty. Faktikisht parat shkojnë për kompanitë që tashmë merren me veprimtaritë e caktuara nëpër shtetet tjera nëpër botë, ku pastaj ato do të shpërndahen dhe do të shkojnë aty ku është caktuar viktima tashmë.
Këto para shkojnë për të filluar dhe ndërtuar infrastrukturën atje, për të shtrirë aktivitetin në terren përmes centraleve energjetike, parqeve industriale, fondeve të pavarura, investime për energji alternative, hidrocentrale, objekteve të kultit, investimeve në arsim etj.
Nga këto fonde shtresat të cilat përfitojnë janë vetëm disa pak pasanik të atij vendi, apo të asaj qeverie.
Pra, ndihma shkon në krijimin e perandorisë së korporatave të atyre investitorëve. Donatorët do të krijojnë dhe përgatisin opinionin që pasuria dhe parat po ju epën popullit, kurse në fakt ato shkojnë vetëm për disa udhëheqës, por që nuk e ndihmojnë qytetarin e popullin në asnjë mënyrë.
Borxhi do të bien mbi qytetarët
Megjithatë populli do të jetë ai që mban një borxh të madh mbi supet e tija, dhe ky është një borxh që ai nuk do të mund të paguan dot, ata e dinë këtë, por kjo është pjesë e planit që do të ndër veprohet në të ardhmen.
Borxhi do ti faturohet shtetit, dhe shteti në pamundësi ti kthej dhe paguaj borxhin, ai pastaj do t’ia faturon popullit.
Vendi detyrohet të futët në kredi sërish, do të marrin mjete hua që pastaj duke ju programuar kreditë vendi do të mund të paguan vetëm kamatën, pa arritur të shlyej edhe kredinë.
Borxhi do të rritet, apo do të ruaj konstancën duke mos relativizuar tregun por duke mbajtur situatën si gjendje e jashtëzakonshme ekonomike, ku pastaj huaja do të faturohet nëpërmjet taksave, tatimeve e kështu me radhë!
Kjo do të kuptohet dhe interpretohet pak me vonës të populli, tek pasi të shihet se zhvillimi i vendit mungon, atëherë ngecjet qeveritare do të dalin në sipërfaqe.
Situata vjen deri aty sa procesi i investimeve të huaja do duhej të kthehej, por si?
Shteti dhe populli i saj do jenë tashmë borxhlinj të mëdhenj ndaj këtyre korporatave dhe skemave të investuara nga jashtë, për shkakun e vonesave në pagesa dhe rritjes së kamatave.
Populli s’do të ketë para për ti kthyer ato, qeveritë do të simulojnë arritje para qytetarëve!
Andaj vendi futet në fazën përpunuese nga jashtë, ku tashmë komanda lëvizëse nuk është ma në dorën e vendorëve, por susta ndezëse plotësisht është nën mëshirën nga jashtë .
Vendi do të detyrohet të nënshkruaj marrëveshjet që i ofrohen në tavolinë.
Shteti do të detyrohet të riprogamoj borxhin e jashtëm, dhe në pamundësi të pagesave ose shlyerjes se huave, pasuria shtetërore do të kaloj pjesë-pjesë në pronësi të korporatave që folëm më lartë.
Do të ipen resurset shtetërore më çmime krejtësisht të lira, ose edhe falas për një kohë të caktuar. Këto korporata do të lirohen nga taksat dhe investimet do të operojnë pa barriera tatimore.
Këto korporata po ashtu do të fillojnë të pranojnë dhe sjellin në vend fuqi të huaj punëtore, zakonisht profesionist!
Shteti do të detyrohet të ju lejojë të fusin në territoret e vendit bazat e tyre si: zyra informacioni, godinë agjenturash, organizata joqeveritare, rrjete shëndetësore etj.
Qasja do të jetë ekzistenciale mbi të dhënat kadastrale shtetërore, kontrollin e kufijve dhe marrëdhëniet me fqinjët, infiltrimin e komisioneve të tyre nëpër institucione të caktuara, lirinë nëpër shërbimet emergjente, shërbimet sekrete, të dhënat mbi telekomin, regjistrin e numrave telefonik, autoritetet rregullative të kompanive ajrore, telefonike, dhe energjetike.
Presioni do të jetë më i madh
Atëherë trysnia do të shtrëngon shtetësinë deri në atë masë, sa që pasi të marrë shteti këto ndihma dhe pako financiare nga bankat botërore, FMN, dhe ndihmat e kamufluara si investime, do të shfaqet rënia dhe nënshtrimi absolut ndaj fuqisë dhe interesave të huaja.
Këto kështu do të funksionojnë, dhe kërkesa do të jenë që: të privatizohen kompanitë energjetike, ato të mirëmbajtjes së ujit, të cilat pastaj ato t’u shitën korporatave të huaja dhe ndërkombëtare.
Këto vende do të detyrohen të shesin burimet e tyre ujore, burimet minerare, shërbimet shoqërore përfshirë kompanitë e tyre, sistemet arsimore, sistemin e drejtësisë, sigurimet shëndetësore, pra është një goditje e dyfishtë, trefishtë, apo edhe e katërfishtë.
Supremacia meskine qeveritare do të jetë e nënshtruar përjetësisht ndaj këtyre “ndihmave” që do të përdorin për katapultimin e popullatës, në të mirën e pjesës oligarke.
Këta do të kontrollojnë qeverinë, shtetin, agjencitë, korporatat përfshirë çdo biznes që do të mund të vinte në vend si investim i jashtëm. (Noam Chomsky “Kush e sundon Botën”, dhe “Confessions of an Economic Hit Man”, author John Perkins), e shpjegojnë këtë në disa forma, se si detyrohet të nënshtrohet një shtet.
Praktikat e rënies së qeverive nëpër shtete të ndryshme nëpër botë fatkeqësisht kanë vërtetuar praktikat që sot tregohen të vërteta.
Skemat piramidale të kamufluara si institute shtetformuese dhe ndihme vendeve në zhvillim të ndërtuara përmes shtresave që nuk janë të dhënë pas ndërtimit të shtetit, por për krijimin dhe përvetësimin e pasur