Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus ditëve të fundit, ku vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë paraqitur 111 raste, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka thënë se kjo po ndodhë për shkak të pakujdesisë nga disa qytetarëve që gjatë aktiviteteve të ndryshme nuk po respektojnë masat mbrojtëse si mbajtja e maskave dhe distancës fizike, shkruan Gazeta Metro.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka apeluar që të respektohen masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, me theks të veçantë mbajtja e maskave dhe distanca fizike.
Tutje thuhet se nga pakujdesia e disa qytetarëve mund të shtohet rreziku i përhapjes së infeksionit, si pasoj mund të kemi mbingarkim të sistemit shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.
“Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Si pasojë e mos baretjes së maskave qytetarë të nderuar ju po e rëndoni situatën epidemiologjike dhe po rrezikoni shëndetin e qytetarëve që po e mbajmë nën kontrollë me mund të madh të ekipit të epidemiologëve dhe mikrobiologëve të Institutit Kombëtar.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHP.