Shaip Kamberi, bartës i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor thotë se është hera e parë që partitë e mëdha janë bashkuar rreth kësaj, shkruan Titulli.com.
“Nuk është hera e parë që shqiptarët marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare por është hera e parë që partitë e mëdha përveç njërës bashkohen”, është shprehur Kamberi për B92, transmeton Titulli.com.
Sipas tij nuk është qëllimi të kenë vend ministrorë por se shqiptarët të përfaqësohen në organet shtetërore dhe të zhvillohet gjendja ekonomike.
“Ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve dhe për të përmirësuar përdorimin e të drejtave kushtetuese për shqiptarët, në nivel lokal e kemi filluar”, theksoi Kamberi, përcejllë Titulli.com.
Komisioni Republikan Zgjedhor ka certifikuar listën e përbashkët shqiptare për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” që do të mbajë numrin 16.