Arianit Sadiku, asambleistë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, gjatë ditë është parë duke mirëmbajtur pemët dekorativë para selisë së Vetëvendosjes.
Adem Ajvazi përmes një postimi në facebook, ka thënë se më së paku e shihni nëpër fotografi në rrjetet sociale, sepse ai shumicën e kohës është në kryerjën e punëve të përditshme.
Postimi i plotë i antarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Ajvazi
Arianit Sadiku është i palodhshmi i Lëvizjes n’Gilan. Ma s’paku e shihni napër fotografi n’Facebook, meqë shumicën e kohës është kah e kryen naj punë. Krejt aktivitetet e Lëvizjes prej ditëve të para, e kanë n’vete kontributin e tij.
Nuk i paskan mjaftu punët në sekretariatin e VV-së e në Kuvendin Komunal, tash i’a paska nisë me u marrë edhe me mirëmbajtjen e pemëve. 15 vjet angazhim pa u ndalë për asnji moment, veç me i numëru lodhesh.
Faleminderit Nit. Faleminderit që t’kemi n’mesin tonë.
P.S Unë mundem mos me ardhë shpesh n’Gilan, ama shokë e shoqe që m’qojnë foto kam sa t’dush.:P