Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati është infektuar me COVID-19.
Kjo u bë e ditur nga vetë Kastrati përmes një publikimi në Facebook, ku u shpreh se pati kontakt me një koleg të tij nga Prishtina dhe se për këtë do të qëndrojë i izoluar.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Kamenicës,
Javën e kaluar kam pasur kontakt me një koleg nga Prishtina. Para dy ditësh kolegu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në momentin që e kam kuptuar që ai ka bërë testin jam vetizoluar, ndërsa dje jam paraqitur për të bërë testin.
Sot jam informuar që testi ka dalur pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë por do të qëndroj i vetizoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome.
Punët në Komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njejtë, dhe unë do të vazhdoj të punoj nga shtëpia.