Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se sot do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare, por që do të zbatohen disa rregulla për parandalimin e coronavirusit.
Sipas vendimit të marrë nga qeveria, personat që do hyjnë brenda Maqedonisë së Veriut do të dorëzohet PCR testi që është bërë brenda 72 orëve.
Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se personat që nuk do të paraqesin testin e COVID-19 do të qëndrojnë në karantinë për një periudhë 14 ditore, edhe nëse ata janë shtetas maqedonas.
Po ashtu, mbetet mundësia që qytetarët që janë në karantinë shtetërore dhe që duan të testohen me test PCR, do t’u mundësohet në afat sa më të shkurtër nga ana e autoriteteve kompetente.
Prej disa ditësh me radhë Maqedonia e Veriut është përballur me numër të lartë të prekurish nga COVID-19 dhe viktimash. Deri tani 201 persona kanë humbur jetën nga virusi në Maqedoninë e Veriut.