Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka ftuar nesër në takim liderët politikë para nisjes për në Washington ku së bashku me presidentin Hashim Thaçi, do të takohen me homologët e tyre nga Serbia presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Lidhur me ftesën për këtë takim ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje.
Zëdhënësi i kësaj partie Arlind Manxhuka, ka thënë se kjo qeveri është e paligjshme.
“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”.