Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar pakon e rekomandimeve të reja që nga sot hyn në fuqi dhe inspekcioni urdhërohet që te dal dhe të bënë informimin për masat që kemi ndërrmar në mënyrë që veprimet konkrete nga dita e nesërme do të jenë obligative për gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit shkruan Radio Star.
Këto janë masat e marra nga Shtabi Emergjent në Gjilan:
1- Obligohen kontrollat e vazhdushme në objektet e gastronomisë që perfshijnë kafiterite dhe restoranet, qendrat tregtare,marketet shitoret të respektojne masat mbrojtse gjatë orarit të punës për mbrotjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes Covid-19.
2-Hapsirat e kafiterive dhe restoraneve si dhe marketeve dhe objekteve tjera duhet të paraqesin në hyrje numrin maksimal të klienteve të lejuar sipas metrave katrore duke u bazuar në rekomandimet e fundit të Qeverisë së Republikës Kosovës si dhe obligohen të kenë paisje për dezinfektim brenda hapësirave të biznesit të tyre.
3- Gjithë ata persona që ofrojne shërbime kamarier, shitës, berber dhe shërbimet tjera përveç stafit të tyre ata që kanë kontakt brenda hapsirave të biznesit duhet të jenë të paisur me maska dhe dorza.
Kjo pikë e rekomandimit vlen për të gjitha aktivietet që ofrojnë shërbime duke e përfshirë edhe adiminstraten komunale, institucionet publike të shtetit dhe institucionet private.
4- Të krijohet distance e obligueshme e tavolinave së paku 1.5m, po ashtu të prandalohey grumbullimi dhe mbipopullimi në hapsirat shërbyese mbrenda lokaleve hoteilere, qendrave tregtare që lejon apo pranon klient për të ofruar shërbime.
Numri i tavolinave dhe karrigave duhet të jetë në përputhje me numrin e pranuar sipas metrave katrore që lejohet në rekomandimet e lartëpërmendura.
5- Qendrat tregtare marktete duhet të sigurohen që sipas vendimit të nxjerrë nga qendra operative e Gjilanit me nr 01.003 të datës 08.04 të rrespektohen masat mbi pranimin dhe dorëzimin e shërbimeve brenda hapsirave lokaleve të tyre tregtare dhe shërbyese.
6- Qendrat tregtare, kafiteritë dhe restoranet përmes audio inqizimeve që do tu ofrojmë ne duhet te paralajmrojnë klientet e tyre çdo 60 minuta për rregullin në mbrojtje nga virusi, siç është përdorimi i maskave distancimi dhe mos pranimi i shërbimeve pa masa mbrojtëse shkruan Radio Star.
Bashkësia Islame përmes imameve dhe gjitha bashkësitë tjera fetare duhet të apelojnë dhe marrin masa veprimit konkret për prandalimin e përhapjes së virusit gjatë grubullimit masiv te xhamtit gjatë faljes së namazit, shërbimeve kishtare dhe liturgjive që ofrojnë insitucionet fetare qofshin ato falje, ceremoni varrimi apo ceremoni tjera fetare
Ndalohet grumbullimi dhe organzimi i ahengjeve me muzikë live dhe aktiviteve tjera publike deri në një vendim tjetër të nxjerrë nga ky komitet.
Po ashtu ne do të lejojmë shfrytezimin e hapsirave publike nga kafiterite dhe restoranet sipas nje vendimi të veqantë ne koordimin nē mes të pronareve dhe drejtorisë së sherbimeve publike qe do të mbikrqyren nga nenkryetari i komunës dhe drejtoria e inspekcionit në mënyrë që të krijojmë hapsirë pune për të gjithë kërë operatatore që të mos lejojmë
kontakti te sjellë infeksione tjera/RadioStar/