Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri të ditur se në Gjilan mbrëmë janë konfirmuar 5 raste pozitive.
Njëri nga të infektuarit me Covid-19 në Gjilan është drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça.
Ky i fundit e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” se është prekur nga Covid 19.
“Po është e vërtetë se kam dalë pozitiv me coronavirus, testi më është bërë parmbrëmë kurse mbrëmë rezultati. Unë jam mirë me shëndet dhe nuk kam asnjë simptomë”, ka thënë ai për Reporteri.net.
Drejtori Korça i cili tani është në izolim ka thënë se ai nuk çuditet pse është prekur me Covid-19, duke pasur parasysh pozitën që ushton si drejtor i Shërbimeve Publike ku ka takime me shumë qytetarë.
“Unë kam pasur kontakte me shumë qytetarë dhe nuk e di nga mund ta kam marrë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri sot në konferencë për media nuk tregoi që drejtori i tij është prekur me coronavirus. /Reporteri.net/.