Nga rezultatet e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, sonte në ditën e 97 të menaxhimit të situatës nga QOE, janë konfirmuar edhe 9 raste të reja pozitive me COVID19 nga Gjilani.
Deri më tani, në total kemi 107 raste, nga to 34 aktive, 2 të vdekur dhe kemi 71 persona të shëruar të plotë. E kemi në kontrollë të plotë situatën menaxhuese me të prekurit, do t’iu qëndrojmë afër deri në shërimin e plotë të tyre.
Përgjatë ditës së sotme, janë marrë rreth 60 mostra të reja, rezultati i të cilave pritet të publikohet nesër nga IKSHP-ja. Gjithashtu, ju njoftojë se asnjë nga të prekurit nuk është punëtorë i ndonjë kafiterie të qytetit.
Ju lutem, të filloni t’i respektoni me përpikmëri masat e vëna nga IKSHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Po rifillon një betejë e re, të cilën duhet ta vëmë nën kontrollë të plotë bashkërisht.
#bashkeiadalim