Sonte priten të dalin rezultatet edhe për personelin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Gjilan, pasi drejtori i kësaj drejtorie Naser Korça, ka rezultuar pozitiv me koronavirus shkruan Radio Star.
Radio Star merr vesh se janë marrë mostrat stafit të cilët dyshohen se kishin kontakt me drejtorin Korça.
IKSHPK dje kishte publikuar rezultatet e disa mostrave të marra në Gjilan, ku 9 persona dolën pozitiv me koronavirus.
Kryetari Haziri, dje në një konferenc për media ka treguar edhe masat e marra të cilat janë ndërrmar dhe ka apeluar gjitha bizneset në qytet që mos të ofrojnë shërbime pa maska dhe pa dorza.
Haziri ka bërë thirrje për kujdes maksimal në daljet nga shtëpia, në distancën sociale, në masat mbrojtëse dhe në respektim të vendimit për pakon e re të masave./RadioStar/