Me 25 qershor të këtij viti do të bëhet zbulimi i bustit të Abdullah Tahirit.
Heroi i kombit, Abdullah Tahiri, po vjen në qytetin e Gjilanit. Shtatorja e dëshmorit të rënë në luftën e vitit 1999 në Kosovë do të vendoset në Gjilan, për ta nderuar jetën dhe veprën e heroit.
Puna për ta skalitur në bronz figurën e papërsëritshme të heroit i është besuar skulptorit, Agon Qosja, ndërsa shtatorja pritet të inagurohet me 25 qershor nga ora 16:00 në qytetin e Gjilanit.
Abdullah Tahiri ishte njëri prej organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981. Tahiri ishte komandantit themelues i ZOK-ut të UÇK-së, Gjeneral- Majori dhe tashmë dëshmor dhe hero i Kosovës.
Flaka e Janarit dhe përgjithësisht viti 2020-të i dedikohet, në veçanti, kolosit të kombit, Abdullah Tahiri./ RadioStar/