Për mua ishte nder i veçantë ta takojë profesor, Shaban Kërqeli, njeri intelektual, familjar i ndershëm, dhe njeri i dashur për të tjerët. Shaban Kërqeli, është nga fshati Lisock i Kamenicës, i cili është shpërngulur në Gjilan në vitin 1959.
Në vitin 1968 e mbaroi Fakultetin Filozofik, dega e Historisë, ku më pas u orientua në fushën e mësimdhënies si një njohës i shkëlqyeshëm i kësaj fushe.
Fillimisht u angazhua për mësim në Tugjec të Kamenicës, pastaj për dy vite rresht ishte profesor në Kamenicë, nga viti 1973-75. Më pas nga 1975 deri në vitin 2001, është angazhuar si profesor në Shkollën e Mesme Teknike, e Ekonomike.
Ndërsa, periudhën e pensionimit e priti në SHFMU “Thimi Mitko”, nga viti 2001-2011, atëherë kur e përmbylli misionin e tij të shenjtë.
Ky njeri i dha epitet shkencës, duke kontribuar për një jetë të gjatë në nxjerrjen e kuadrove dhe krijimin e një vetëdije kulturore, intelektuale e patriotike, në investimin e gjeneratave për ta dashur vendin, për të punuar për të, deri në arritjen përfundimtare të fitimit të shtetësisë sonë.
Ajo që më ngeli në mendje nga profesor, Shaban Kërqeli, është thënia e tij se, të mjerë ata mësues e profesor, të cilë punojnë në arsim e që nuk e duan arsimin. Sipas tij, sot kemi një numër të konsiderueshëm të tillësh, dhe, kjo është drejtpëdrejtë vrasje e gjeneratave.
Profesor, Shabani, do të jetë përherë frymëzim për çdo gjeneratë, do të jetë kontribuesi më i madh, bashkë me shokë, në arritjen e ditëve të sotit, duke arritur momentin vendimtar, për bartjen e përgjegjësive për të patur shtet, dhe, për ta udhëhequr nga shqiptarët.
#bashkeiadalim