Edhe sonte nga rezulatet e publikuara nga IKSHPK nuk ka asnjë nga qyteti i Gjilanit.
Kjo është duke shkuar në dëm të qytetit përshkak rasteve që nuk dihet se cilat janë rezultatet e personave të testuar
Mostrat për testim të pacientëve nga Gjilani, të cilat janë marrë nga ana e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, nuk janë testuar ende dhe po shkaktojnë vonesa nga ana e tyre për shfaqjen e rezultateve.
Pacientët potencial me COVID19, të cilët presin për rezultate nga dy ose tri ditë, janë rreziku kryesor potencial i rritjes dhe shumëfishimit të pandemisë tek qytetarët.