Sot është dita e katër që nuk janë publikuar rezultatet e mostrave të marra në qytetin e Gjilanit, shumë persona janë në vetizolim dhe janë në prite të rezultateve nga IKSHPK.
Mbi 200 mostra janë marrë në Gjilan, së fundi 12 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, pas këtyre rezultateve IKSHPK nuk ka publikuar asnjë rezultatë të vetëm nga personat të cilët kishin kontakt me personat të cilët janë të prekur me Covid-19 shkruan Radio Star.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Arbër Ismajli, përmes një postimi në Facebook, kishte bërë apel Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, që t’i trajtojnë sa më shpejtë mostrat e marra, dhe, të mos shkaktojnë vonesa, sepse, çdo vonesë po na shkakton vështirësi në menaxhimin e këtyre rasteve, dhe, rritjes potenciale të rasteve të reja nga kontaktet me ta./RadioStar/