Të shkruash kritikë për intelektualin, presupozohet qe subjekti tjetër (intelektuali) të ekzistojë.
Për intelektualin kanë shkruar shumë teoricientë të njohur, filozof, sociolog dhe intelektual të tjerë të rryer. Ndër ta ishte edhe filozofi i madh gjerman Arthur Schopenhower, i cili e quante “Kanibal Intelektual” Hegelin, bashkë-kombasin e tij, të cilit hezitonte t’i duartrokiste.
Një filozof tjetër që fliste për intelektualin ishte francezi i famshëm, ekzistencialisti Jean Poul Sartre. Ai ishte kritik ndaj “intelektualit” që nuk “di” të thotë “JO”, dhe atë e zëvendëson me “Jo, por.. “. Ai, shkruante edhe për intelektualin e (pa) angazhuar të asaj kohe ne Evropë, madje siç thotë Sartre “Intelektuali është dikush që përzihet në atë që nuk e shqetëson”.
Megjithatë, situata është ndryshe kur nuk ke subjekt kritike, sikurse ne qytetin tonë, Gjilanin.
Kritika në rastin tonë nuk i drejtohet një personi të caktuar ose klase të veçantë, mbase kritika jonë rëndon mbi shoqërinë në pergjithësi dhe deri diku mund t’a shtrijmë atë deri te “elitat politike”, se si në një qytet i cili plotëson bukfalisht të gjitha kushtet për të qenë qytet, nuk ka intelektual, ndonëse njihet gjetiu si “qyteti i intelektualëve”.
Qyteti jonë ka udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Ka opozitë.
Polici, gjykata, spitale.
Shkolla, Universitete (publike, private).
Ka gjithashtu organizata të ndryshme; që veprojnë e s’veprojnë. Shoqëri civile e jo civile.
Klube sportive gjithashtu.
NUK KA INTELEKTUALË!
Ketu në fakt lind një paradoks i çuditshëm.
Klubet sportive në Gjilan, janë të ndara në dy tabore; SKIFTERËT dhe INTELEKTUALËT!
Intelektualët janë të shumtë në numër, e dominojnë skenën.
Qyteti është pothuajse i tëri Intelektual.
Paradoksi duket kështu: Në një qytet të njohur si qyteti i intelektualëve, në fakt nuk ka asnjë intelektual.
Intelektualizmin në Gjilan në mënyrën më të pa shembullt të mundshme, e ka patentuar turma..
Rrjedha logjike, na dërgon drejt një komploti te mirë-menduar, nga “skifterët” kidnapues.
Ideja mbi zhdukjen e intelektualit të vërtetë të qytetit?
Por, si?
Sikur fshihet diqka prapa emërtimeve të tifo grupeve:
Intelektualët dhe Skifterët(grabitçar)?
Duket se ideja gjeniale e “Skifterit të intelektualizmit “ për ta vendosur ketë emër në stemën e klubeve kryesore te qytetit, ishte me prapavijë.
Patentimi i intelektualizmit nga turma.
Ky “patentim” përveç paradoksal, i pa-shembullt dhe i pa dëgjuar me parë del te jetë edhe më fatal.
Intelektualët në turmë, për të na treguar që janë turmë, e jo intelektualë stemën e tyre e kanë të qëndisur me një kafshë, që vetëm intelektualin nuk ta kujton: Qen pitbull!
Pra, intelektualët me pitbullin në ballë!
Lufta e vërtetë në qytet, jashtë rrafshit sportiv zhvillohet në mes “skifterave” (grupacion i vogël, i mprehtë, me aftësi të larta kidnapuese) dhe “intelektualit të vërtetë”
Skifteret kidnapues ia dolen të kidnapojnë intelektualin e vërtetë nga qyteti.
Ata e hudhën intelektualin në turmë.
E bënë intelektualin turmë.
Turmën intelektualë..
Kështu “Skifterat” arritën ta bëjnë të ndihet, të vishet, e të quhet “intelektual” secili që thjeshtë e ndien veten turmë.
Inflacioni i intelektualizmit si fjalë, duket se e hutoj individin e veçuar nga turma në qytet, e që nuk u bë “intelektual” asnjëherë, pikërisht për shkak se refuzoi të jetë pjesë e turmave. Por, nuk u bë as intelektual i vertetë pikërisht për shkak të kësaj pengese të pa-kapërcyeshme.
Individi i veçuar nga turma, tentoi ta formësonte mendimin e tij disa herë.
Nuk ja doli!
Fluturimet e skifterëve të shoqëruara me shikime shpotitëse nga lartë, nuk lejuan të formësohet mendimi i thellë, kritik i individit.
Kur individi me mendim i qytetit fshehurazi arrinte deri te njëfarë formësimi të mendimit të tij, tentonte ta thoshte me zë;
Ta bënte kapërcimin e munguar, prej individit me mendim drejtë intelektualit të vertetë.
Kot.
Zëri i tij nuk dëgjohej.
Zhurma e “tifozëve-intelektualë” turmës që fliste me një zë, nuk lejonte mundësi kapërcimi. Ishin të organizuar të mos lejojnë ngjyrë të veçantë të zërit.
Ngjyra e vetme që do të deportonte, ishte ngjyra që shkaktohej nga “tifozët intelektualë”, nën dirigjimin e autorëve të të gjitha ngjyrave të zërit “Skifterët”.
Keshtu tifozët e qytetit tim mbetën të zhurmshëm.
Intelektualët e qytetit tim mbeten tifoz.
Tifozët e qytetit tim mbeten intelektual.
Qyteti im (pa) intelektualë.