Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar që viktima nga coronavirusi në fshatin Zhegër po i jepet lamtumira e fundit XH.R.
Viktima është nga fshati Zhegër është XH.R 74 vjeçarë (1946), ai përveç sëmundjeve tjera shoqëruese, ishte i diagnostifikuar edhe me covid-19.
Haziri ka thënë se në këto orë të vona po ia japim lamtumirën e fundit. I ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera përcjellëse. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe do t’i qëndrojmë bashkë për ta përballuar shkruan Radio Star.
Radio Star merr vesh se nënkryetari Ismajli dhe kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, janë të pranishëm në ceremonin e varrimit në fshatin Zhegër.