Nuk po i kuptoj deputetët e Kuvendit të Kosovës pse duhet diskutuar këto marrëveshjet financiare ndërkombëtare dhe pse këto inatet partiake.
Nuk mendoj që ka rëndësi kush është në Qeverinë aktuale, apo kush do të jetë. Çdo marrëveshje ndërkombëtare ka edhe kushtet e saj dhe kriteret se si duhet zbatuar ato marrëveshje, fundi i fundit jan shërbyesit civil që do ti implementojnë ato marrëveshje dhe qeveritë mund të ndrrohen prap.
Mendoj që çdo qytetarë ka votuar për një mirëqenie më të mirë, prandaj votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do të ndikoj drejtperdrejt në jetën e qytetarëve dhe ne zhvillimin ekonomik të vendit. Shpresoj ti lënë inatet politike dhe të votojnë për…!