Faza e fundit e Superligës së Kosovës sa vjen e bëhet edhe me interesante për titull por edhe për mbijetesë, shkruan GazetaSheshi.
Për trofeun e kompeticionit elitar janë duke pretenduar: Drita, Prishtina, Ballakani dhe Gjilani.
Dy ekipet nga qyteti i Gjilanit njëri po me të njëjtin emër dhe Drita janë duke bërë një garë të madhe për të prekur titullin e kampionit të Superligës.
E për titullin e Superligës ka folur edhe mesfushori i Kosovës, Besar Halimi ku vjen nga qyteti i Gjilanit dhe në një intervistë me gazetarin Arlind Sadiku ka shprehur dëshirë që Drita të shpallet kampion i Superligës.
“E përcjellë vazhdimisht Superligën dhe unë vijë nga qyteti i Gjilanit por ishallah Drita shpallet kampion”, ka thënë Halimi.
Të dielën ai u rikthye nga lëndimi që e mbajti dy javë jashtë fushës, duke luajtur pak minuta me Sandhausen. 25 vjeçari theksoi se edhe 1 vit do të luaj te ky klub